Përballje

Manchester United ndalen nga Watford


Ndeshja mes Manchester United dhe Watford përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga Manchester United, por ata nuk arritën të gjenin golin në këtë takim.

Në minutën e pestë, Cristiano Ronaldo kishte një mundësi shumë të mirë shënimi, por ai goditi shtyllën.

Pas 10 minutash, Ronaldo shënoi për t’i dhënë epërsinë United, por goli u anulua pasi portugezi ishte në pozitë jashtë loje.

Manchester United radhiten në pozitën e katërt me 47 pikë, ndërsa Watford janë në vendin e 19-të me 19 pikë.

Manchester kanë vetëm dy pikë më shumë se Arsenal, të cilët radhiten në pozitën e pestë, me tre ndeshje më shumë se londinezët.

Ndeshjet e tjera në Premier League përfunduan kështu:

Brentford – Newcastle 0:2

Crystal Palace – Burnley 1:1

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore