Mali i Zi do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje politike Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për të intensifikuar proceset reformuese në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE) dhe zhvillimit të mëtejshëm ekonomik, ka thënë Maida Gorçeviç, ministre e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, transmeton gazeta malazeze “Pobjeda” të martën.
Gorçeviç ka theksuar se kultivimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, të bazuara në besimin reciprok dhe mbyllja e çështjeve të hapura midis dy vendeve, së bashku me mbështetjen aktive në procesin e realizimit të së ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor, paraqesin një prioritet të rëndësishëm të politikës së jashtme të Malit të Zi.
Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – synojnë të anëtarësohen në BE dhe janë në faza të ndryshme të arritjes së këtij qëllimi, ndërsa plani i rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor përfshin investime prej 6 miliardë eurosh dhe akses në tregun e brendshëm evropian në fusha të caktuara.
Kosova ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Bosnje-Hercegovina ka marrë statusin e vendit kandidat në fund të vitit të kaluar. Maqedonia e Veriut ka ngecuar në zbatimin e reformave, kurse Shqipëria dhe Mali i Zi janë aktualisht lidere për sa i përket anëtarësimit në BE. E perspektiva e Serbisë është ende e paqartë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Franca irriton aleatët duke ftuar Rusinë në ceremoninë e “Ditës D”
-
Bajrami: Kurti të japë dorëheqje – ka dështuar
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit