Shqipëria

Lulzim Basha: Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret


Të martën e 10 gushtit, kryedemokrati Lulzim Basha ka falenderuar autoritetet kosovare dhe forcat e saj ushtarake për ndihmën e tyre “vëllazërore” në betejën me zjarret.

“Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret!”, shkruan fillimisht Basha në statusin e tij në Twitter.

Kryetari i Partisë Demokratike e konsideron “jetik” – bashkëpunimin me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda.

Të gjitha këto, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore.

“Falemnderit Kosovë për ndihmën dhe solidaritetin që nuk e ke kursyer kurrë!”, nënvizon më tej Basha në mesazhin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore