Sport

Luka Jovic: Dështimi nuk është opsion për mua


Futbollisti i Real Madrid-it në huazim te Eintracht Frankfurt, ka folur rreth situatës nëpër të cilën ai po kalon.

Luka Jovic erdhi me shumë bujë në kryeqytetin spanjoll, por në një vit e gjysëm, ai shënoi vetëm dy gola me madrilenët.

Jovic thotë që ende e mendon një të ardhme te Real Madrid, përkundër që aventura e tij e parë në “Santiago Bernabeu” nuk shkoi ashtu siç duhet.

“Jam ende futbollist i Real Madrid-it” shprehet Jovic në një intervistë për shtyp.

“Dështimi nuk është opsion për mua. Asnjëherë”, vazhdon sulmuesi serb, “Presioni është një pjesë e rëndësishme e çdo profesioni, sidomos futbollit profesionist”.

“E dua futbollin, i dua sfidat, më pëlqen ta krahasoj vetën me më të mirët, i di vlerat dhe kualitetet e mija” thotë Jovic.

Jovic thotë që është ende shumë i ri, dhe fakti që është pjesë e ligës gjermane i ndihmon shumë.

“Më e rëndësishmja për momentin është që unë të kthehem në formë optimale shpejtë”, shton Luka, “nuk jam ende në nivelin që isha dikur dhe nuk kam fuqi të luaj 90 minuta. Do mundohem ta ndryshojë këtë sa më shpejtë që të jetë e mundshmë”.

Luka Jovic është në huazim te Frankfurt deri ne muajin qershor, mbetet për tu parë nëse ai do kthehet te Real Madrid apo do transferohet përfundimisht te ish-skuadra e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore