Sport

Liverpool-i “tradhëtohet” nga Ibrahima Konate


Vetëm disa ditë më parë transferimi i mbrojtësit të Leipzig, Ibrahima Konate te Liverpool-i dukej punë e kryer.

Por, kjo me sa duket ka ndryshuar shumë shpejtë, me francezin që ka “tradhëtuar” Liverpool-in.

Mbrojtësi 21-vjeçar do të largohet nga “RedBull Arena” këtë verë, por jo në drejtim të “Anfield”.

Siç raporton Sport Bild, e përditshmja gjermane, Liverpool-i tani përfundimisht ka hequr dore nga Konate.

Duke parë që pista Konate është e pamundur tani, të kuqt do të kërkojnë për opsione tjera.

Kjo është kërkesë personale e Klopp, duke parë rendimentin e ulët që prapavija e skuadrës nga “Anfield” po shfaq këtë sezon.

Shefi i Leipzig, Oliver Mintzlaff, ka insistur që Konate nuk do shkojë te Liverpool-i.

“Klubi i tij i ri nuk do jetë Liverpool-i”, ka thënë Mintzlaff.

Sport Bild raporton që pas dështimi të pistës Konate, Liverpool-i ende nuk ka menduar për një emër të dytë për mbrojtjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore