Sport

Lamtumira nga basketbolli e Michael Jordan…18 vite më vonë


Michael Jordan ishte pensionuar tashmë dy herë, por kësaj rradhe ishte “e treta e vërteta”. Ishte 16 prilli i 2003, hera e fundit që “Air Jordan” do të luante në një lojë NBA-je. Wizards ishin duke përfunduar një sezon me 37 fitore, mbasi i humbën playoff-et me pesë ndeshje.

Kundër Allen Iverson dhe një skuadër pretendente si Philadelphia 76-ers, Jordan kishte një detyrë të gjatë përpara tij për të dalë në majë.

Jordan-i u pasua nga një prani asfiksuese mediatike. Të gjithë donin të dëshmonin MJ gjatë lojës së tij të fundit. Personazhe të famshëm si Spike Lee, Warren Sapp dhe Patrick Ewing ishin të pranishëm.

Philly 76ers madje sollën spikerin e vjetër të Bulls-ave për të lexuar emrin e tij gjatë prezantimeve të lojërave paraprake. Gjithçka ishte përshtatur për nr. 23.

Fatkeqësisht për Jordan dhe Wizards, energjitë pozitive përfunduan aty. Jordan luftoi gjatë gjithë natës nga fusha, duke shënuar vetëm 15 pikë në 6 gjuajtje nga 15, ndërsa Washington-i përfundoi me disfatë ndeshjen 107-87. Iverson udhëhoqi rrugën drejt fitores për 76ers me 35 pikë dhe 6 asistime.

Pikat e fundit të karrierës së Jordanit erdhën nga vija e gjuajtjeve të lira. Ai siguroi një mesatare prej 20 pikësh për ndeshje në moshën 40 vjeçare. Pavarësisht një viti të dobët dhe poshtë pritshmërive për Wizards, Jordan përsëri arriti të bënte një statistikë sezonale mbresëlënëse.

Jordan e përfundoi karrierën e tij me gjashtë tituj kampionatesh NBA, pesë çmime MVP, 11 zgjedhje All-NBA, nëntë zgjedhje All-Defensive, një herë Mbrojtësi i Vitit, 14 zgjedhje All-Star dhe 10 tituj për shënimet.

Michael Jordan e nisi dhe e mbylli karrierën e tij si më i madhi i të gjitha kohërave që ka vënë këmbën në parket.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore