Sport

La Liga, momenti i së vërtetës


Stafeta sonte kalon në duart e Atletico Madrid-it.

Barazimi i Barcelonës përballë Levante-s, kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fund, do të thotë se “Los Rojiblancos” kanë mundësi të shkëputen katër pikë nga njëri rival.

Skuadra e Simeone-s pret Real Sociedad-in në “Wanda Metropolitano” në një ndeshje që vlen një jetë.

Ashtu sikurse Atletico për titullin, edhe Real Sociedadi mund të bëjë një hap gjigant për të siguruar pozitën e pestë.

Ndeshja, që fillon në orën 22:00, i gjen mysafirët me shumë mungesa, plot gjashtë.

Ata janë Fernandez, Gonzalez, Merino, Munoz, Pacheco dhe Sangalli, kurse tek Atletico mungesë është vetëm Lemar.

Një hap fals i Atletico-s, do ta linte Real Madrid-in me shpresë për të marrë vendin e parë.

Nëse ka një ndeshje jetë a vdekje për Simeone-n, është pikërisht kjo.

Ndeshjet e tjera të ditës në La Liga janë:

Sevilla – Valencia, 19:00

Celta Vigo – Getafe, 20:00

Huesca – Athletic Bilbao, 20:00

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore