Shqipëria

Kuvendi i PD-së nuk nis me “këmbën e mbarë”


Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike nisi me një incident në premisat e saj.

Protagoniste u bë bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Liri Berisha.

Teksa përshëndetej me pjesëmarrësit në punimet e kuvendit, bashkëshortja e ish-liderit demokrat u pengua duke mbetur në dysheme për pak momente.

Me ndërhyrjen e truprojave gjithçka u zgjidh brenda pak çastesh.

Më herët, ish-kryeministri mbërriti në punimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Ky i fundit, u mirëprit nga kryetari i Komisionit të Rithemelimit – i dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit – Belind Këlliçi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore