Lajme

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur tre anëtarë të Bordit të RTK-së


Ilustrim

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur tre anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), nga radhët e komuniteteve jo-shumicë.

Me 77 vota por, Ivan Radulloviç është zgjedhuar anëtar i ri në Bordin e RTK-së.

Ndërsa, me 72 vota por është zgjedhur anëtari tjetër, Sead Mujovi. Ndërsa për pozitën e dytë, duhet të shpallet konkursi përsëri.

Ndërsa pas një gare më të gjatë se dy anëtaret e parë, me 39 vota Dragan Çirkoviç nga komuniteti serb ka arritur të emërohet anëtar i tretë.
Votat të mjaftueshme për të qenë anëtar të këtij bordi nuk kanë arritur të sigurojnë Mirjana Simiç dhe Ismajl Ramoviç e Nelica Vojkoviç.

Rreth dy javë më parë, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë shkarkuar secilin nga tetë anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

RTK, pas dy javësh, ka shpallur konkursin për anëtarët e rinj.

Shkarkimi i anëtarëve të Bordit të RTK-së është bërë një nga një nga ana e Kuvendit dhe kjo praktikë e shkarkimit të bordeve të ndërmarrjeve publike është krejtësisht e re. Pra, asnjëherë më parë nuk ka ndodhur diçka e tillë.

Anëtarët e Bordit të RTK-së, të cilët ishin shkarkuar me 64 vota para dy javësh janë: Sali Bashota- kryetar i Bordit, Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku.

Ndërsa, pas shpalljes së konkursit të ri, RTK u ka bërë thirrje të gjithë individëve, të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret e parapara me ligj, që të aplikojnë për anëtarë të Bordit.

Procedurat për aplikim janë shpallur në bazë të Nenit 26, të Ligjit për RTK-në.

Ndërsa në vazhdimin e seancës plenare të së premtes, të mërkurën Kuvendi i Kosovës, njëjtë si në rastin e RTK-së, ka shkarkuar veç e veç kryesuesin dhe anëtarët e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës.

Lidhur me shkarkimin e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Ajo ka kritikuar shkarkimin e tyre, duke thënë se është bërë me argumentime të pamjaftueshme, apo të mangëta.

“Derisa kosovarët meritojnë llogaridhënie, shkarkimet duhet të bazohen në dëshmi transparente, njëjtë si emërimet që duhet të bazohen në merita”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Anëtarët e bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), kanë mandat tre vjeçar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore