Lajme

Kurti në diplomimin e kadetëve të FSK-së: Nuk e forcojmë ushtrinë për t’i sulmuar të tjerët, por për ta mbrojtur veten


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka thënë se kjo ceremoni na kthen në të kaluarën dhe na jep shpresë për të ardhmen

Ai në fjalimin e tij ka theksuar se ushtria e Kosovës është duke shkuar vetëm drejt modernizimit.

“Diplomimi sot i kadetëve na jep shpresë për të ardhmen dhe na bën krenar për të kaluarën. Na kthen prapa në kohë në vitin 2009, tek gjenerata e parë e diplomuar e FSK-së në këtë qendër, por na kthen prapa edhe në vitin 1999, tek gjenerata e parë e diplomuar e eprorëve të UCK-së nga shkolla ushtarake ‘Hamëz Jashari”.

“FSK-ja është realiteti ynë dhe jetësimi i idealeve të luftëtarëve dhe të rënëve për liri”.

“Nga shkollimi në flakë të luftës nëpër fazë të shtetëndërtimit, ushtria jonë vazhdon të zhvillohet e të modernizohet”, ka thënë kryeministri.

Kreu i ekzekutivit, veçoi se forcimi i FSK-së nuk bëhet asnjëherë për të sulmuar të tjerët, por për të mbrojtur vetveten.

“Ne nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të qenë mjaftueshëm të fortë për ta mbrojtur vetveten. Për një Kosovë, më të sigurt, më të drejtë e më të barabartë për të gjithë”.

Sipas tij, tashmë imazhi i FSK është ndërtuar përmes këmbënguljes së gjeneratave që sistemi i mbrojtjes të zhvillohet.

“Duke kaluar në etapa të transmisioni nuk kemi rreshter së ndërtuari sistem të qëndrueshëm të edukimit ushtarak, një hallk kjo e rëndësishme e zhvillimit të forcës sonë”.

“Teksa po e shënojmë diplomimin e gjeneratës së 15 të kadetëve qendra për studime universitare e FSK-së tashmë ka ndërtuar imazhin e një institucioni të edukimit ushtarak që nxjerr oficerë që shkëlqejnë”.

Diplomimi i kadetëve të FSK-së.

Kurti, lavdëroi edhe punën e tij qeverisëse në këtë drejtim, duke e krahasuar me qeverisjet e kaluara.

“Gjatë dy viteve të qeverisjes sonë 3 mijë e 325 ushtarakë janë trajnuar jashtë vendit mbi 8 herë më shumë sesa në vitin 2019 e në vitin 2020 kur ishin vetëm 381”.

“Kemi lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë, Letoninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë”.

Edhe më 13 shkurt, përmes një ceremonie kishin diplomuar 433 kadetë të rinj të gjeneratës së 57-të të Policisë së Kosovës, në mesin e tyre ishin 53 gra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore