Lajme

Kryeministri i Malit të Zi: Serbët nuk janë komb gjenocidal


Milojko Spajiç

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ka thënë se serbët nuk janë komb gjenocidal.

Këto komente, Spajiç i ka bërë përmes një postimi në platëformën X, pasi që u bë e ditur se Mali i Zi do ta votojë rezolutën e OKB-së për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, duke iu përgjigjur kështu kritikave që i erdhën shtetit malazez nga çarqet serbe.

“Bazuar në amendamentet e propozuara në projekt-rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, askush nuk mund të thotë se Mali i Zi dënon popullin serb, Serbinë apo Republikën Srpska”, shkroi Spajiç.

“Serbët në Mal të Zi përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë sonë dhe ne kurrë nuk duhet ta injorojmë këtë. Për ne serbët nuk janë dhe nuk mund të jenë një komb gjenocidal. Kjo nuk ekziston. Asnjë komb nuk është gjenocidal”, shtoi.

Vetëm me punë, ka vlerësuar kryeministri malazez, dhe “rezultate si tonat – ne i dëshmojmë Bashkimit Evropian se ia vlen të luftohet për Malin e Zi, për Ballkanin Perëndimor dhe një të nesërme më të mirë për të gjithë popujt që jetojnë në këto zona”.

Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore