Lajme

Krerët e shtetit bëjnë homazhe te varri i Rugovës e Demaçit


Krerët e shtetit të Kosovës homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova

Krerët e shtetit të Kosovës pas homazheve në Prekaz, kanë bërë homazhe edhe te varri ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, për nder të ditës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kështu Presidentja, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kanë vendosur kurora lulesh te varri i Rugovës dhe atij të Demaçit.

Ndryshe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rrugova, homazhe kanë bërë edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me anëtarët e Kryesisë.

Sipas tij në ditën më të rëndësishme të Kosovës, duhet të nderohen të gjithë themeltarët e shtetit.

“Në 14-vjetorin e ditëlindjes së shtetit të Kosovës, në ditën më të rëndësishme historike për vendin tonë, sot nderojmë të gjitha gjeneratat që për kohë të gjatë kanë bërë të mundur që ne të kemi festë më 17 shkurt”.

“Të nderojmë intelektualët e viteve ’90, me presidentin historik, atin themeltar të shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova, siç nderojmë familjen Jashari, të rënët dhe i falënderojmë aleatët tanë që na qëndruan në krahë”.

“Sot është festë dhe në këtë festë duhet të kujtojmë themelet e shtetin tonë, që janë aq të dhimbshme aq edhe të lavdishme”, ka thënë Abdixhiku pas homazheve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore