Lajme

KQZ-ja e gatshme për zgjedhjet e reja në Veri


Ilustrim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shprehur gatishmëri për organizimin e zgjedhjeve të reja në komunat në Veri të Kosovës, kurdo që kërkesa bëhet nga institucionet përgjegjëse.

Kështu është shprehur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një përgjigje për Albanian Post.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si institucion i përhershëm kushtetues, e ka për detyrë kryesore organizimin e zgjedhjeve kurdo që ato shpallen. Si çdoherë, ashtu siç kemi thënë edhe në të kaluarën, KQZ-ja është e gatshme për të përmbushur detyrat që dalin nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi”, ka thënë ai.

Elezi ka shtuar se, “do të merret me të gjitha fazat e organizmit e implementimit të planit”.

Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila udhëhiqet nga Elbert Krasniqi, ka marrë vendim që të nisen procedurat për largimin dhe shkarkimin e katër kryetarëve shqiptarë në komunat Veriore.

Sipas vendimit të MAPL-it, është hartuar një Grup Punues që do të hartojë një Udhëzim Administrativ për caktimin e procedurave që përmes një iniciative do të largohen kryetarët e katër komunave në Veri të Kosovës, të zgjedhur më 23 prill.

Por, Albanian Post ka kuptuar se kjo procedurë u ndoq pasi nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) u refuzua krijimi i një procedure të tillë meqë është konstatuar se nuk ka bazë të mjaftueshme ligjore.

Vendimi i Ministrisë për zgjedhjet e reja.

Nga KQZ i kanë thënë qeverisë se duhet ligj i veçantë për referendumin që të bëhet e munduar ndjekja e kësaj procedure.

Por, përkundër se pa bazë ligjore, Qeveria ka vazhduar përmes ministrisë duke marrë vendim që të krijojë Grupin Punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave që përmes një iniciative do të largohen kryetarët.

Sipas vendimit të MAPL-it, ky Grup Punues është përgjegjës për caktimin e procedurave dhe afateve për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve.

Afati i Grupit Punues për ta hartuar Udhëzimin Administrativ dhe për ta proceduar tek zyra e Sekretarit të përgjithshëm të MAPL-së është deri më datën 1 shtator.

Ky vendimi i nxjerrë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal vjen pasi që Kosova pranoi një pjesë të planit të de-eskalimit të situatës në Veri më 10 korrik, pas tensioneve të krijuara atje që nga 26 maji.

KQZ e refuzoi për mungesë të bazës ligjore, Qeveria përmes ministrisë merr vendim për largimin e kryetarëve nga Veriu

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore