Lajme

Kosova pajtohet pёr zvogёlimin e menjёhershёm tё prezencёs policore – Zgjedhjet e parakohshme nё veri pas verёs


Besnik Bislimi dhe Miroslav Lajcak

Kosova ёshtё pajtuar pёr zvogёlimin e menjёhershёm tё prezencёs policore nё afёrsi tё objekteve komunale nё pjesёn veriore tё territorit tё banuar me shumicё serbe dhe mbajtjen e zgjedhjeve tё jashtёzakonshme atje – Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicё e Veriut dhe Zveçan – menjёherё pas pёrfundimit tё stinёs sё verёs.

Kёshtu ka bёrё tё ditur Zyra e Kryeministrit nёpёrmjet njё komunikate pёr media, pas takimit tё zёvendёskryeministrit tё Kosovёs, Besnik Bislimi dhe Emisarit Special tё Bashkimit Evropian pёr Dialogun Kosovё-Serbi, Miroslav Lajçak, tё hёnёn nё Bratisllavё tё Sllovakisё, ku edhe ёshtё arritur pajtimi pёr deeskalim tё situatёs nё veri.

“Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25 pёrqind tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”.

Policia e Kosovës bashkё me misionin e BE-sё pёr Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe misionin paqeruajtёs tё NATO-sё nё Kosovё (KFOR), sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore atje, thuhet nё komunikatёn e ekzekutivit.

“Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve”.

Po ashtu, kryenegociatorёt e Kosovёs dhe Serbisё – Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç – do tё ftohen nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit tё Marrёdhёnieve, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve, ndёrsa kёto veprime do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore