Lajme

Kosovë: Arrestohen tre persona, zihen në flagrancë duke pranuar ryshfet për patentë-shoferë


Si rezultat i veprave penale “Pranim i ryshfetit në sektorin privat”, “Dhënie ryshfeti” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale Marrje e ryshfetit”, janë arrestuar tre persona.

Arrestimin e tyre, Policia e Kosovës e ka bërë me dije përmes një komunikate për media.

Të arrestuarit me vendim të Prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në komunikatë.

“Pas veprimeve hetimore të zhvilluara nga Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, lidhur me dyshimet për keqpërdorime dhe marrje e patentë shoferit përmes ryshfetit, janë arrestuar tre perona, të cilët me vendim të prokurorit nga PTH-Prishtinë janë ndaluar për 48 orë paraburgim”, përfundon komunikata.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore