Lajme

Kosovë: 236 raste me COVID-19


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar për zero persona të vdekur dhe 236 persona të infektuar nga COVID-19.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 8 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 158.142.

Në total numri i rasteve aktive është 1.780.

Brenda 24 orëve të fundit janë dhënë 904 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.693.666 doza të vaksinës.

E deri këtë të hënë 790.175 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërsa një ditë më parë në Kosovë kishte 304 raste të reja me COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore