Kosova

264 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë dhe asnjë i vdekur


Klinika Infektive në Prishtinë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar për zero persona të vdekur dhe 264 persona të infektuar nga COVID-19.

Ndërsa, një ditë më parë, më shtatë janar në Kosovë kishte 144 raste të reja me COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga shtatë mijë e 125 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 10 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë një mijë e 251.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar me doza të vaksinës kundër Coronavirusit katër mijë e 10 persona

Ndërkaq, 883 mijë e 883 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 789 mijë e 306.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore