Lajme

Kontrabandonin kafshë në Prizren, arrestohen nga Policia e Kosovës


Kontrabandimi me kafshë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me kafshë në Prevallë të Prizrenit.

Në njoftimin për media është bërë e ditur se në një kamion janë gjetur 25 viça që dyshohen të jenë të kontrabanduar.

“Pas pranimit të një informate për një automjet të dyshuar në Prevallë të Prizrenit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Vërmicë, menjëherë kanë ndërmarrë veprime dhe rreth orës 15:00, të datës 22.11.2021, është ndaluar një kamion”.

“Gjatë kontrollit të automjetit (kamionit) me targa vendore, janë hasur 25 (njëzet e pesë) viça që dyshohet se janë kontrabanduar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kamioni i ndaluar nga Policia e Kosovës

Po ashtu, policia ka identifikuar tre persona që dyshohet që janë marrë me këtë veprimtari, A.K., (viti i lindjes 1980, mashkull kosovar), K.B., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar) dhe R.R., (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar).

“Gjatë procedurave policore është kuptuar se kafshët (viçat) e gjetura në kamion ishin të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Kafshët janë dorëzuar në Doganën e Kosovës”.

Kurse, lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti ndaj tre të dyshuarve të lartcekur, ata janë intervistuar dhe më vendim të prokurorit rasti vazhdohet në procedurë të rregullt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore