Sport

Komentet raciste ndaj Rashford


Sulmuesi i Manchester United, ka thënë që ka marrë më shumë se 70 abuzime raciste në rrjetet sociale pas humbjes kundër Villarreal.

Manchester United humbi me penallti dhe Rashford nuk kaloi natën e tij më të mirë.

Më vonë, klubi komunikoi që futbollistët e tyre kanë qenë cak i sulmeve të turpshme raciste.

“Së paku 70 komentet raciste që i kam numëruar deri më tani në rrjetet e mija sociale”, shkruajti Rashford në një Tweet.

“Për ata që mundohen të më bëjnë të ndihem më keq se që jam, paqi fat”.

Troy Townsend, kreu i një organizate anti-raciste, tha: “Abuzimi drejtuar Rashford dhe lojtarëve tjerë të Manchester United pas ndeshjes së mbrëmshme, është e papranueshme”.

“Jemi në dijeni që ka shumë punë për t’u bërë për të zhdukur abuzimet online, dhe ne do të vazhdojmë dialogun me kompanitë e rrjeteve sociale që të marrin masat më të forta të munshme”.

“Abuzimi online duhet të ndalojë, dhe ata që kanë fuqi, duhet të veprojnë menjëherë”.

Në një tweet tjetër, Rashford ai tha që është më shumë i nervozuar se njëri nga ata që e ka ofenduar është mësues matematike.

“Ai mëson fëmijët. Ai e di që mund të abuzojë në mënyrë raciste në rrjetet sociale pa asnjë pasojë”.

Këto abuzime të gjitha do të drejtohen në polici, me dorasit që priten të marrin dënime në përputhje me ligjin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore