Shqipëria

Kledi Kadiu, baba për herë të dytë


Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, dhe bashkëshortja e tij, Charlotte Lazzari, janë bërë prindër për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur balerini, në një postim në llogarinë e tij në Instagram, ku postoi një foto të vogëlushit të porsalindur.

Krah fotos, ai shkruante: “Gabriel. 29 gusht 2021, 13:48.”

Ky është fëmija i dytë i çiftit, pasi para pesë vitesh Kledi dhe Charlotte mirëpritën në jetë Lean, e cila dukej si një “kopje” e vogël e mamasë së saj.

Ai dhe balerina i thanë “po” dashurisë së tyre disavjeçare në një ceremoni përrallore, e cila u mbajt në Itali në qershor të vitit 2018.

Kledi dhe Charlotte njoftuan se do të bëheshin prindër në shkurt të këtij viti, ndërsa gjininë e zbuluan në prill.

Madje, në atë kohë ishte po Kledi që, me postimet e tij, e ndau lajmin e gëzuar me ndjekësit.

Ai postoi në Instagram dy foto, ku vogëlushja e tij Lean kishte lyer dorën me bojë blu dhe mbi barkun e nënës kishte vendosur shenjat e gishtave.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore