Lajme

Këshilltari i Konjufcës: S’ka Asociacion që e shkel Kushtetutën


Ilir Kërçeli

Gjersa takimit trelateral mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të deleguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, po vazhdon Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia do të kthehet nga Ohri si palë destrukitve.

“Veç kësaj radhe do e marrë edhe koston e merituar”, ka shkruar Kërçeli në rrjetin e tij social në Facebook.

Sipas tij, takimi i sotëm nuk do të sjellë një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe, i cili shkel Kushtetutën dhe cenon integritetin dhe sovranitetin e Republikës.

Ri-nis takimi Kurti-Vuçiç, ka ngërç në dialog

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore