Lajme

Kelmendi: “Rezervat disa javore do të ishin të mira për çdo familje”


Ramiz Kelmendi afarist

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe frika se rrezikojmë të mbesim pa to për shkak të ndalimit të eksportit nga Ukraina, Rusia e Serbia, qytetarët kanë filluar të krijojnë rezerva ushqimore.

Por kjo nuk është gjë e keqe, sipas afaristit Ramiz Kelmendi i cili udhëheqë një nga rrjetet më të mëdha të maketeve në Kosovë dhe rajon.

“Nuk ka nevojë për panik, por rezervat disajavore do të ishin të mira për çdo familje”, ka thënë Kelmendi.

“Nëse ka miell mjaftueshëm, është njëri prej komponentëve që e bën bukën. Por buka s’bëhet vetëm me miell, duhet edhe maj buke prandaj janë elementet tjera. Edhe maji i bukës importohet. Një masë e madhe është importuar nga Rusia”, tha Kelmendi në T7.

“Unë nuk e kam qëllimin e ngritjes së panikut, por mund të ju them se çdo familje e ka dhe obligim me pas një rezervë, tre-katër javore që mos ta ketë vetë në mendje krizën”, thotë ai.

“Në markete tona aktualisht s’gjendet as edhe një kilogram miell. S’kam blerë as për vete”, shtoi më tej ai.

Por Kelmendi nuk e mohoi faktin se në Kosovë mund të ketë mungesë të vajit.

“Ekziston mundësia që mund të mbesim pa vaj. Por ekzistojnë yndyrat tjera si margarina dhe tëlyen që s’ka ndalesë prej shteteve që importojmë dhe e zëvendësojmë mungesën e vajit”, thotë Kelmendi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore