Lajme

KDI: Buxhetimi me pjesëmarrje sfidë për komunat e Kosovës


Ilustrim.

Instituti Demokratik i Kosovës, konsideron se buxhetimi me pjesëmarrje vazhdon të mbetet sfidë e vazhdueshme për qeverisjen lokale, ndërsa qeverisja gjithëpërfshirës forcohet vetëm duke dhënë hapësirë dhe mundësi qytetarëve.

Kështu është thënë në një komunikatë të Institutit Demokratik të Kosovës.

“Mungesa e zbatimit të buxhetimit me pjesëmarrje në rastin e komunave të Kosovës, nuk është si shkak i mos konsolidimit të bazës ligjore, por nga fakti se komunat e Kosovës vazhdojnë të mos e shohin të rëndësishme pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse, duke mos pasur angazhime konkrete në fuqizimin e mekanizmave të brendshëm”.

Për të përmirësuar praktikat dhe zbatimet e tyre, KDI ka rekomanduar disa propozime.

“Ministria e Administrimit Pushtetit Lokal (MAPL),  të dizajnoj një udhëzues model për komunat me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve të ndryshme në ndërtimin e mekanizmave operues për planifikimin e buxhetit me pjesëmarrje qytetare”.

Instituti Demokratik i Kosovës.

“Kombinimi i modelit të  Porto Alegros, bashkisë së Elbasanit si dhe model Gjerman, duke ju përshatë kontekstit lokal / komunave të Kosovës do të ishte një lehtësi e madhe për zbatim të plotë të Buxhetimit me Pjesëmarrje nga ana e Komunave”.

Po ashtu, është bërë thirrje që komunat të rrisin komunikimin me qytetarët pjesëmarrës në dëgjimet buxhetore.

“Kuvendi i komunës të luaj rolin mbikëqyrës të procesit të planifikimit të buxhetimit me pjesëmarrje dhe të kërkojë llogaridhënie nga ana e ekzekutivit / kryetarit për procesin e planifikimit të buxhetimit me pjesëmarrje dhe ofrimin e raporteve mbi pranueshmërin apo refuzimin e kërkesave të qytetarëve në planifikimet buxhetore”.

Nga KDI është kërkuar edhe bashkëpunim nga komunat me Organizatat e Shoqërisë Civile.

“Institucionet lokale të krijojnë partneritete me mekanizma të ndryshëm dhe Organizatat e Shoqërisë Civile me qëllim të nxitjes dhe përfshirjes së grupeve të margjinalizuara në planifikimin e buxhetit komunal”.

Ndryshe, Instituti GAP, përmes raportit “Ligji për Buxhet 2022: Favorizimet dhe diskriminimet e komunave në investimet kapitale”, ka zbuluar që Komuna e Kamenicës e cila udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, është e para në listën e komunave që do të përfitojnë më së shumti nga projektet e reja kapitale të ministrave për vitin 2022.

Kjo komunë ka lënë mbrapa disa prej komunave që udhëhiqen nga kryetar të partive të tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore