Shqipëria

Kavajë/ Policia ndalon shtetasin që dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzat e tij të mitura


Në Kavajë, pas transmetimit të pamjeve në media për një shtetas që dyshohet se para dy vjetësh ka abuzuar seksualisht me vajzat e tij të mitura, policia ka marrë masat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë ndaluar shtetasin me iniciale F. M., 40 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se para dy vjetësh ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij të mitura, 16 dhe 17 vjeçe.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Digjital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore