Jetesë & Stil

Kaona – vajza e Adriana Matoshit debuton në muzikë


Industrisë së muzikës shqiptare iu bashkua edhe një këngëtare e re – Kaona.

Debutimin e saj e bëri me këngën “Bompa” në bashkëpunim me Cricket, të cilën e vizuelizuan edhe me video-klip, si një lloj filmi i shkurtër, të xhiruar nga “Lau” dhe “Imagine Films”.

https://www.youtube.com/watch?v=xpobZ_tMpYY&ab_channel=CricketMusic

Rolin e producentes ekskluzive të projektit e mori përsiper, nëna e Kaonës, aktorja dhe tashmë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.

Kurse, teksti i këngës është shkruar nga dyshja, Time Aliu dhe Fajt, në ndërkohë që për melodinë është përkujdesur, Gesko.

Në prapaskenat e video klipi bën pjesë një ekipe e gjerë e përbërë prej make-up artistëve, disenjatorëve, stilistë flokësh e të tjerë, të cilët u përkujdesën në detaje që paraqitja e këngëtares së re, të ishte sa më e veçantë dhe e kuruar deri në detaje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore