Përballje

Kamza mposht Prizrenin në Ligën Unike


Kamza Basket ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Prizrenit 16 me rezultat 91-96, në kuadër të javës së parë të Ligës Unike.

Vendasit e nisën ndeshjen me një seri prej -:0, por kundërpërgjigjen mysafirët me shtatë pikë radhazi, për 6-7.

Më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjera, por në fund të çerekut të parë prizrenasit krijuan epërsi 31-25.

Fituesit e Superkupës së Kosovës patën epërsi deri në tetë pikë në periudhën e dytë, 43-35, megjithatë nga ky moment skuadra nga Kamza hyn në një seri të suksesshme duke kaluar në epërsi 45-49, dhe ishte në epërsi konstante, duke mbyllur pjesën e parë me rezultat 51-57.

Basketbollistët e Prizrenit nuk u dorëzuan për të barazuar rezultatin në 63-63 në periodën e tretë, dhe kishin deri në gjashtë pikë epërsi, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 74-68.

Sidoqoftë, në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë interesante, ku Kamza barazoi shifrat në 80-80, dhe në minutat e fundit ishte më e përqendruar, duke triumfuar me shifrat 91-96.

Te Prizreni 16 u dalluan Urim Zenelaj me 14 pikë e 11 kërcime dhe Ivan Koljeviq me 18 pikë e nëntë asistime, kurse te Kamza Basket u dalluan Mattheë Eldrigde me 23 pikë e 11 kërcime dhe Abrian Edwards me 14 pikë, tetë kërcime e nëntë asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore