Lajme

Konfiskohen pesë armë zjarri në Zveçan


Policia e Kosovës në Veri.

Të enjten në Zveçan gjatë kontrollit në shtëpinë e një personi të dyshuar janë konfiskuar pesë armë zjarri.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar pesë armë zjarri (një pushkë gjuetie, dy pushkë Karabinë, dy pistoleta dhe një sasi municioni të kalibrave të ndryshëm)”, thuhet në raport.

Po ashtu, theksohet se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Për vrasjen që kishte ndodhur në Kolovicë më 26 mars, policia ka kumtuar lajmin se është arrestuar Fitim Dodaj si njëri nga të dyshuarit.

“Lidhur me rastin është raportuar se me 24.04.2024 pas një pune intensive hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Ndërkaq, në Leposaviq është arrestuar një person në bazë të urdhëresës së gjykatës dhe i njëjti është dërguar në vuajte të dënimit.

Kurse, në komunën e Gjakovës, është arrestuar një person për veprën “Kontrabandim me emigrant”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i R. Shqipërisë, pasi që në automjetin e tij janë gjetur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente identifikimi”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj emigranteve janë zbatuar procedurat e zakonshme.

Edhe në Zveçan është arrestuar një person pasi në veturën e tij janë gjetur mallra ushqimore pa dokumentacionin përkatës.

Në raport thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa mallrat dhe vetura janë dërguar në terminal doganor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore