Shqipëria

U paraqitën në Rinas me test fals, procedohen 6 persona


Janё proceduar penalisht gjashtë persona qё tentuan tё kalojnё nё Rinas, persona me teste Covid 19 fals, drejt Brukselit, Vjenёs dhe Romёs.

Shtetasit e arrestuar janё: R. P., 47 vjeçe, R. Sh., 23 vjeç, banuese në Shkodër; L. L., 21 vjeçe dhe E. M., 39 vjeçe, banuese në Tiranë; D. G., 45 vjeç, banues në Berat dhe F. T., 37 vjeç banues në Burrel.

Do tё procedohen gjithashtu penalisht, shtetasit E.Ç., A.B., 29 vjeç, banues nё Berat, tё cilёt tentuan tё kalojnё ilegalisht pёr nё Angli.

Njё tjetёr shtetas me iniciale N.S., 33 vjeç, banues nё Peqin, tentoi gjithashtu tё kalojё kufirin nё mёnyrё tё paligjshme, njofton policia.

Policia Kufitare ka njoftuar gjithashtu, se “do tё intensifikojë kontrollet me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore