Sport

Kalendari i ngjeshur, problem për Carlo Ancelotti-n


Viteve të fundit, kalendari i futbollit ka filluar të ngjeshet shumë, me futbollistët që rrallë kanë hapësirë për disa ditë rehabilituese.

Klubet shumë pak herë brenda sezonit kanë një javë pushim ndërmjet ndeshjeve.

Kjo ka rezultuar në lëndimet e shumta të futbollistëve anë e mbanë globit, me plot prej tyre që nuk po gjejnë më formën e mëparshme.

Rreth kalendarit të ngjeshur, ka folur trajneri i Real Madrid-it, Carlo Ancelotti.

“Kalendari është i çmendur”, ka thënë ai.

“Sonte luajtëm mirë, por lojtarët ishin të lodhur, sepse ka katër javë që luajnë çdo tri ditë”, vazhdoi Carlo.

“Tani do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë, me futbollistët që nuk do të pushojnë pothuajse fare deri në fund të vitit”.

“Në mesin e këtyre ndeshjeve, ka shumë nga ato që nuk kanë asnjë kuptim”.

Dëshira e vetme e Ancelotti-t është që “UEFA dhe FIFA ta shohin se ku është problemi”.

“Në këtë mënyrë, do të humbim futbollistët më të mirë për shkak se fiziku i tyre nuk mund ta përballojë presionin”, e mbylli Ancelotti.

Klubi madrilen këtë sezon ka pasur disa lëndime, e së fundmi ka humbur Gareth Bale-in për dhjetë javë për shkak të lëndimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore