Sport

“Jose Mourinho duhet të ikë, stili i tij është i lodhur dhe nuk prodhon më rezultate”


11 vjet më parë, Jose Mourinho sundonte evropën me Inter-in duke fituar tripletën.

Ai luante futboll të shpejtë, të bukur, aplikonte një stil pragmatik që fitoi trofe të pafund.

Ndërkohë, deri sa titujt janë shuar për Mourinhon, edhe stili i futbollit të tij ka mbetur i njejtë, ndërsa bota e futbollit ka evolvuar.

Mourinho ka fituar tituj edhe në mënyrën me të cilen luajti kundër Chelsea-t të ejnten.

Ai tani e shumë vite është i lumtur me idenë që skuadra e tij të qëndroj prapa, të pranoj presionin, të ftoj kundërshtarët që të sulmojnë e pastaj të mundohet që t’i ndëshkoj me kundërsulme të shpejta.

Për Mourinho-n, ky stil është normal dhe madje i ka sjellur fitore atij, kur mundi Manchester City-n me vetëm 34% posedim të topit, duke shënuar dy gola nga vetëm katër goditje.

Por, një mangësi e madhe u shfaq të ejnten përballë Chelsea-s, kur mungesa e Harry Kane e bëri të pamundur që Mourinho të aplikonte stilin “mizor” të tij.

Pa Kane, i cili është përshtatur perfekt me lojën e Jose-s, Tottenham-i e ka të pamundur që të gjej hapësira përpara, dhe shpesh e humbet topin pas vetëm 3 prekjeve.

Te ejnten, Mourinho pozicionoi mesfushën që të ndalë sulmet e Chelsea-s nga krahët, por një trajner i ri, fleksibël, si Thomas Tuchel, e futi Mason Mount në mes, i cili ndryshonte pozicion nga sulmues në mesfushor ofanziv gjatë gjithë ndeshjes, dhe mundësoi që Chelsea të lëvizte lirshëm nga mesi i fushës, gjë kjo që e gjeti të papërgatitur skuadrën e Tottenham.

Chelsea nuk ishte në formën e tyre më të mirë të ejnten, dhe fakti që skuadra e Mourinho-s nuk shtyu rivalët e tyre të përdorin marshin e fundit, është histori që tregon të vërtetën e situatës.

Për herë të parë në karrierën menaxheriale, Jose ka humbur dy ndeshje rradhazi si vendas.

Ndoshta këto kritika janë të ashpra, sepse Tottenham ishte në majë të tabelës jo shumë kohë më parë, por kjo ishte më shumë meritë e formës jetësore të tandemit sulmues, Kane – Son.

Thjeshtë në gërvishtje në majën e sipërfaqes, dhe mangësitë do shfaqeshin, një nga Kane ose Son mungon, mungon i gjithë Tottenham-i.

Nuk është faji te lojtarët, ata thjeshtë kanë licensë të skaduar që nuk i lejon të kalojnë vijën kufitare të mesfushës, licensë kjo që është rinovuar vetëm për Son dhe Kane.

Nuk ka dyshim që Mourinho është një ndër trajnerët më të mirë në histori të futbollit, por arsyeja që nuk do jetë më i miri asnjëherë, është fakti që refuzon të adoptohet me stil tjetër të futbollit.

Ferguson ndërtoi tre dinasti te United, duke aplikuar gjithmonë stil të ndryshëm të futbollit, kjo është ajo çfarë e veçon atë nga Jose.

Futbolli i Mourinho-s ishte atraktiv dhe i suksesshëm, 11 vite më parë, por nuk është më, dhe këtë nuk po e pranon Jose.

Në këtë mënyrë, Mourinho nuk mundet të garojë në nivelet më të larta ende.

Te Tottenham-i, ata zëvëndësuan një trajner me vizion, me një trajner që nuk mund të dalloj drurin nga pema, dhe ndeshje pas ndeshje po shihet se çfarë gabimi katastrofal ky vendim ishte.

Përshtatur për Eurosport nga Albanianpost.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore