Sport

Hysaj largohet nga Napoli në fund të sezonit, e konfirmuar


Elseid Hysaj do të largohet në fund të sezonit nga Napoli si lojtar i lirë pasi do t’i ketë përfunduar kontrata.

Klubi i Napolit nuk ka më interes për t’i plotësuar kërkesat e futbollistit shqiptar për rinovimin e kontratës.

Përfaqësuesi i shkodranit, Mario Giuffredi, e konfirmoi që Elseidi dhe Napoli do ndahen pas një “martese” 6 vjeçare.

“Rinovimi i Hysaj? Është dikustim i mbyllur. E dimë që nga sezoni i ardhshëm do të jemi në një skuadër tjetër.” u shpreh Guiffredi.

“Po bisedojmë me klube të tjera, megjithatë Hysaj do ta bëjë si duhet detyrën e tij deri në qershor. Edhe futbollistë të tjerë duan pagë të lartë, por është dyshimi nëse mund të bëjnë më mirë se Hysaj.” përmbylli ai.

Sevilla, Lyon dhe Marseille janë deri më tani skuadrat që po e vëzhgojnë futbollistin e kombëtares shqiptare, dhe siç duket, Franca ose Spanja do jetë destinacioni i ardhsëm për Hysaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore