Kosova

Osmani: Mbretëresha do të mbahet mend s’i një simbol i forcës dhe elasticitetit


“Mbretëresha do të mbahet mend si një simbol i forcës dhe elasticitetit, dhe për angazhimin e saj të palëkundur ndaj shërbimit publik”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi ka njoftuar se ka marr pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II.

“Krahas familjeve mbretërore dhe liderë të tjerë botërorë, ne morëm pjesë në pritjen e Mbretit në Pallatin Buckingham për të nderuar trashëgiminë e Mbretëreshës Elizabeth II”, ka shkruar në Twitter Osmani.

Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, janë ftuar krahas homologëve nga vende të ndryshme të botës, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II.

“Të dielën, ata janë ftuar të marrin pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për krerë shtetesh dhe bashkëshortët e tyre nga mbarë bota, të cilët do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, e cila  ndërroi jetë më 8 shtator”, ka njoftuar zyra për media e Osmanit.

Ndërsa të hënën do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II, e më pas në pritjen e organizuar nga Sekretari për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

“Gjatë qëndrimit në Londër, Presidentja Osmani do të takohet edhe me Kryetarin  e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle”.

Në mesazhin e saj ngushëllues për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II,  Presidentja Osmani e ka cilësuar monarken më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, frymëzim për brezat që vijnë dhe në të njëjtën kohë duke ngushëlluar popullin e Mbretërisë së Bashkuar, ka potencuar se ai i ka ardhur në ndihmë Kosovës në ditët më të errëta.

Pallati Mbretëror ka konfirmuar se Mbretëresha Elizabeth II ka ndërruar jetë më 8 shtator.

Mbretëresha erdhi në fron në vitin 1952 dhe dëshmoi ndryshime të mëdha shoqërore.

Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, ish-Princi i Uellsit, do ta udhëheqë vendin në zi si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit.

Të gjithë fëmijët e Mbretëreshës udhëtuan në Balmoral, afër Aberdeen, pasi mjekët e vendosën Mbretëreshën nën mbikëqyrjen mjekësore.

Royals Attend A Reception For The Diplomatic Corps At Buckingham Palace

Për shumë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, Mbretëresha ka qenë një simbol qetësues i sigurisë dhe vazhdimësisë gjatë gjithë jetës së tyre.

Ky është një moment historik dhe fundi i një epoke, me mbretërimin e saj të shtrirë në kaq shumë dekada.

Ajo ishte pjesë e strukturës së jetës kombëtare, një monarke që u dha shumë njerëzve një ndjenjë stabiliteti dhe qëndrueshmërie.

Mbretëresha Elizabeth II, që nga viti 1952, ka shërbyer si monarke mbretëruese e Mbretërisë së Bashkuar.

Si një princeshë e re ajo mori për herë të parë detyra publike gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u shfaqur në radio dhe duke u emëruar një nga zëvendësit efektivë të babait të saj si këshilltare e shtetit.

Ajo ka qenë po ashtu në krye të Commonwealth-it, grupi i 53 kombeve sovrane që përfshin shumë territore ish-britanike.

E njohur për mbretërimin e gjatë, ajo njihet për interesimin serioz për qeverinë dhe çështjet politike, përveç detyrave ceremoniale. I njihet merita edhe për modernizimin e shumë aspekteve të monarkisë.

Elizabeth, në shtatorin e vitit 2015, tejkaloi rekordin prej 63 vitesh e 216 ditësh në fron të vendosur nga Mbretëresha Victoria, stërgjyshja e saj.

Kjo e ktheu atë në monarken britanike më jetëgjatë në histori. Madje, këtë shkurt, ajo festoi jubileun e saj Platinum duke shënuar shtatë dekada të shërbimit të saj në Commonwealth.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore