Kosova

Hoti: Marrëveshja me Serbinë të bazohet në njohjen reciproke


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përgëzuar për pozicionin e ri, Sekretarin e sapo zgjedhur të Amerikës, Antonio Blinken, duke shprehur gatishmërinë e Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

Hoti theksoi se marrëveshja me Serbinë “do të duhet të bazohet në njohjen reciproke”.

“Kjo marrëveshje do të forcojë stabilitetin rajonal dhe do t’u mundësojë të dy vendeve të realizojnë potencialin e tyre të plotë për bashkëpunim”, shkruan Hoti në letër.

Ai shtoi se Kosova “është e përkushtuar” në bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), por edhe me partnerët në Bashkimin Evropian (BE), në forcimin e sundimit të ligjit, vendosjen e stabilitetit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe demokracinë, si një vend plotësisht i gatshëm për procesin e integrimit evropian.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore