Lajme

Hapet aplikimi për shtesat e fëmijëve të lindur në vitin 2009


Ilustrim.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka bërë të ditur se ka hapur një tjetër aplikim për përfitim të shtesave për fëmijët e lindur më 2009.

Përfitime deri më tani ka pasur për fëmijët e lindur në vitin 2010 dhe fëmijëve të lindur në vitin 2012.

Shuma që përfitojnë fëmijët deri në 2 vjet është 20 euro, ndërsa ata prej 2 deri në 12 vjet përfitojnë nga 10 euro.

Për të aplikuar mund të klikoni KËTU.

Ministria e Financave.

Aplikimi i rregullt për Shtesa për Fëmijë bëhet nga nëna dhe se llogaria bankare do të jetë në emër të aplikueses, kurse aplikimi nga babai apo kujdestari ligjor i fëmijës bëhet vetëm në raste specifike.

Më 25 gusht, 7 milionë euro ishin ndarë nga Qeveria e Kosovës për lehonat dhe shtesat e fëmijëve.

Ky vendim ishte ndërmarrë në mbledhje, ku gjithashtu ishte thënë se janë marrë edhe një sërë vendimesh të tjera, duke kaluar disa projekt-ligje të rëndësishme, të cilat kanë implikime shuma të larta buxhetore.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kishte njoftuar se nga 11 shtatori ishte hapur aplikimi për pagesat e lehonave dhe shtesat e fëmijëve, që do të bëhet nga Qeveria e Kosovës.

170 euro ishin ndarë për lehonat (nënat e reja) dhe 20 euro në muaj për fëmijët e moshës 0-24 muaj, ndërsa aplikimi për lehonat dhe shtesat e fëmijëve do të bëhet përmes eKosova.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore