Lajme

Gjykatësi serb: “Drejtësinë e bën Sulltani”


Miodrag Majiç

Gjykatësi i Gjykatës së Apelit në Beograd, juristi dhe shkrimtari, Miodrag Majiç, tha se pushteti i gjyqësorit është krejtësisht i margjinalizuar në Serbi dhe se qytetarët e Serbisë e konsiderojnë intuitivisht të parëndësishëm, që s’ka drejtësi, dhe se drejtësinë e bën sovrani.

“I’a kemi huqur civilizimit. Si atëherë, edhe tash, për drejtësi i drejtohemi sulltanit. Sulltani pajton njerëz, sulltani i divorcon, ai kthen bijën e ikur nga shtëpija, i gjen punë vajzës së shkarkuar nga puna, vendos kush është i fajshëm e kush jo”, kështu është shprehur juristi dhe gjyqtari serb Majiç për gazetën javore NIN.

Gjyqtari serb konsideron se Serbia po kthehet në atë pikë të historisë e cila ishte afatgjate dhe jo pa pasoja.

“Kur shëtit nëpër Serbi, ju dëgjoni njerëz të thonë se Presidenti zgjidh gjithçka. Dhe çfarë konkludimesh – thonë se s’ka kohë të prisni që të krijohet sundimi i ligjit – i drejtohen aitj për ilaqe dhe i kërkojnë punë për vajzat e tyre”.

Gjyqtari Majiç thotë se thelbi i krejt këtij tregimi është drejtësia.

“Të flasim figurativisht, po të kishit një gjyqësor të pavarur për një muaj, do të shihnit një pikturë krejt ndryshe të shoqërisë nga ç’është sot”.

Ndër të tjera ai konsideron se vija e kuqe është shkelur ma shkatërrimet në Savamala të Beogradit.

“Gjithçka që më ndodhi më vonë është vazhdimi i Savamala-s dhe fillimi i krijimit të një shteti paralel në të cilin organizatat kriminale padyshim luajtën një rol të rëndësishëm,” vuri në dukje Majiç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore