Lajme

FSK trajnohet me Forcat e Armatosura të Turqisë për përdorimin e armëve të këmbësorisë


Ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura Turke, Komanda e Forcave Tokësore të FSK-së ka realizuar trajnimin “Përdorimi dhe Mirëmbajtja e Armëve të Këmbësorisë”.

“Në këtë trajnim ushtarakët pjesëmarrës kanë përfituar njohuri për përdorimin dhe mirëmbajtjen e disa lloje të armëve të artilerisë së lehtë dhe të rëndë të kalibrave të ndryshëm si dhe granatave të dorës”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Gjatë realizimit, tregoi ministri, “të trajnimit pjesëmarrësit përveç përgatitjeve teorike demonstruan edhe shkathtësitë në përdorimin dhe gjuajtje me armë në caqe të caktuara me të shumë lloje të armëve”.

“Përkushtimi që treguan pjesëtarët e FSK-së dhe instruktorët nga Kontingjenti Turk, kanë bërë që pjesëtarët e FSK-së të arrijnë nivel të lartë profesionalizmi dhe aftësie në përdorimin e sigurt të armëve të Këmbësorisë”, përfundoi ai.

Ndryshe, edhe me 27 korrik, Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kishin kryer aktivitete të përbashkëta ushtarake me Gradën Kombëtare të Iowa-s.

Kjo ishte bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të FSK-së në Facebook.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të partneritetit me Gardën Kombëtare të Iowa, ishte pjesë në Ditën e Vizitoreve të Shquar (Distinguished Visitors Day) e JRTC (Joint Readiness Training Center) Training Rotation, Fort Johnson, Louisiana, ShBA, ku pjesë e njësive të Gardës Kombëtare të Iowa-s, ishin edhe gjashtë pjesëtar të Regjimentit të parë të Forcave Tokësore (R1K), të cilët ndanë përvojat  e tyre në këtë aktivitet të rëndësishëm të Ushtrisë Amerikane”, thuhej në njoftim.

Sipas njoftimit, R1K është i binjakëzuar me Batalionin 133 të Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Iowa-s, që nga viti 2022 dhe deri me tani janë realizuar aktivitete të ndryshme ushtarake në të dyja vendet dhe ky ishte aktiviteti i radhës i cili thelloi edhe me tej bashkëpunimin ndërmjet dy njësive, e që do të vazhdoi me trajnime e aktivitetet tjera në të ardhmen.

Pjestarët e FSK-së kryen aktivitete të përbashkëta ushtarake më Gradën Kombëtare të Iowa-s

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore