Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka përcaktuar edhe kalendarin e dy javëve të fundit në Kategorinë e Parë. Java e 32-të do të luhet më datë 4 maj në orën 16:00. Ndërsa java e 33-të do të zhvillohet më datë 8 dhe 9 maj. Pesë takime do të luhen të mërkurën më datë 8 maj në orën 16:00, ndërsa sfida Bylis – Elbasani do të zhvillohet të enjten më datë 9 maj në 16:00.
Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet Superiore”. Skuadrat e renditura në vendin e tretë, katërt, pestë dhe të gjashtë do të luajnë ndeshje play-off për të përcaktuar ekipin që do të zhvillojë ndeshje me vendin e tetë të Abissnet Superiore sipas skemës së mëposhtme: 3-6 dhe 4-5.
Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në stadiumin e skuadrës së renditur më mirë në klasifikimin e përgjithshëm. Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në ndeshjen finale.
Pas 3 fazave skuadrat e renditura në vendin e 11-tё dhe 12-tё zbresin në Kategorinë e Dytë.
Skuadrat e renditura në vendin e 9-të dhe 10-të do të luajnë ndeshje finale play-out me skuadrat fituese të play off të Kategorisë së Dytё Grupi A&B.
Kalendari i plotë:
Kategoria e Parë / Java 32
Elbasani – Tomori 04.05.2024 16:00
Vora – Bylis 04.05.2024 16:00
Flamurtari – Luzi 2008 04.05.2024 16:00
Apolonia – Besa 04.05.2024 16:00
Lushnja – Kastrioti 04.05.2024 16:00
Korabi – Burreli 04.05.2024 16:00
Kategoria e Parë / Java 33
Kastrioti – Korabi 08.05.2024 16:00
Tomori – Lushnja 08.05.2024 16:00
Besa – Flamurtari 08.05.2024 16:00
Burreli – Apolonia 08.05.2024 16:00
Luzi 2008 – Vora 08.05.2024 16:00
Bylis – Elbasani 09.05.2024 16:00
Zbardhet kalendari i tre javëve të fundit të sezonit në Superiore
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohet ndarja e tribunave për dy finalet, Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Vllaznia
-
“Isha më i mirë, fitoren ia dhanë për shkak të Ukrainës”, Fury pasi u mposht nga Usyku
-
Apolonia fiton Kupën e Shqipërisë për vajza
-
Bundesliga mbyll sezonin, por sytë mbeten ende nga finalja e Champions League
Lajmet kryesore
-
“Prodhimi i armëve”, Çfarë parashikon projektligji i hedhur në konsultim
-
Meloni detyrohet ta shtyjë vizitën për në Shqipëri – kontratë për menaxhimin e emigrantëve, por jo qendra
-
Versioni iranian se vdekja e Raisi-t erdhi nga një defekt teknik nuk i bind ekspertët
-
SHBA-ja kritikon Kosovën për “përshkallëzim të tensioneve” pas mbylljes së degëve të bankës serbe në veri