Sport

Fillon Kuvendi i jashtëzakonshëm në FFK


Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka filluar Kuvendin e Jashtëzakonshëm për të votuar statusin e ri të institucionit përgjegjës për drejtimin e këtij sporti në vend.

Mbledhja po mbahet pas kërkesës së Komisionit të Licensimit të federative sportive në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Në dokumentin e siguruar nga Albanian Post, MKRS kërkonte nga Ademi të jepte dorëheqjen nga pozita e kreut të FFK-së, pasi që qëndron një aktakuzë ndaj tij, e që sipas kodit etik të FIFA-s, kjo nuk lejohet.

Ademi, në një prononcim të shkurtër për AP tha se nuk do t’i “komentojë” shumë këto zhvillime deri sa të kryhet Kuvendi në FFK, por nuk hezitojë ta quajë “shantazh” kërkesën e MKRS-së.

Pavarësisht përplasjeve, kujtojmë që ministri i Sportit, Hajrulla Çeku dhe presidenti i FFK-së Agim Ademi u takuan me presidentin e UEFA-s, Aleksandar Ceferin në selinë e UEFA-s në Nion më 18 janar të këtij viti. Teksa një ditë më pas u takuan dhe me kreun e FIFA-s, Gianni Infantino.

Çeku dhe Ademi shpalosën idetë dhe projektet e tyre për ndërtimin e katër stadiumeve të reja në Kosovë të kategorisë së katërt të UEFA-s dhe 12 të tjera në nivel lokal.

Punimet e komisionit po transmetohen drejtpërdrejt në Youtube në kanalin e FFK-së.

Komisioni i Ministrisë kërkon nga Ademi që të tërhiqet nga pozita e Presidentit të FFK-së

Agim Ademi për Albanian Post: Nuk komentoj shantazhe, flas pas Kuvendit

FFK i përgjigjet MKRS-së me rregulloren e FIFA-s

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore