Sport

Chiesa kërcënon me largim nëse Allegri qëndron te Juventusi


Federico Chiesa - Massimiliano Allegri

Ylli i Juventus-it dhe Italisë, Federico Chiesa, ka të ngjarë të largohet nga Torino në verë nëse Massimiliano Allegri mbetet në krye në sezonin 2024-25.

Kontrata e Chiesa-s në “Allianz Stadium” skadon në qershor të vitit 2025 dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, Juventus-i është në nxitim për të zgjatur qëndrimin e tij në klub.

Juventus-i nuk dëshiron të rrezikojë të humbasë sulmuesin italian në një transferim të lirë vitin e ardhshëm, kështu që nëse ai refuzon të përkushtojë të ardhmen e tij në klub, bardhezinjtë do ta vendosin atë në treg këtë verë.

Gjigantët e Serie A do të kenë më shumë shanse të zgjasin me Chiesa-n nëse largohet trajneri Allegri, sipas “Gazzetta”-s.

Raporti thotë se Chiesa nuk ka marrëdhënie të mira me Allegri-n, kështu që nëse trajneri i lindur në Livorno mbetet në krye, Chiesa pothuajse me siguri do të kërkojë të largohet.

“Gazzetta” konfirmon se Juventus-i mund t’i ofrojë Chiesa-s një marrëveshje të re njëvjeçare dhe të diskutojë kushtet e një marrëveshjeje të re përsëri vitin e ardhshëm.

Chiesa u tërbua me Allegri-n dy javë më parë pasi u zëvendësua në pjesën e dytë të derbit “della Mole”.

Ylli italian iu bashkua “Zonjës së Vjetër” nga Fiorentina në vitin 2020 dhe ka shënuar 30 gola në 124 paraqitje me bardhezinjtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore