Kosova

Kurti fton mediat që t’i adresojnë shqetësimet e tyre


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit për regresin që ka shënuar Kosova në raportin e “Reportëreve pa Kufij”, ka thënë se Qeveria të cilën e udhëheq ai është e gatshme të diskutojë me mediat për shqetësimet që kanë.

“Në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, ne duam të pranojmë përpjekjen që duhet për të ndriçuar të vërtetën në një kohë dezinformimi të madh. Qeveria jonë është e hapur dhe e gatshme të adresojë shqetësimet e mediave dhe të punojë drejt një peizazhi më transparent dhe pluralist”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

Ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka injoruar totalisht Indeksin vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit i publikuar nga organizata “Reporterët Pa Kufij”, ku Kosova është radhitur e 75-ta duke humbur 19 vende nga viti i kaluar, ka potencuar se zyra e saj mbështet dhe inkurajon gazetarët, duke riafirmuar angazhimin për ta mbrojtur të drejtën e tyre “për të raportuar pa frikë dhe censurë”.

“Siç u dëshmua edhe pas sulmit të agresionit të Serbisë më 24 shtator 2023 dhe ditët që pasuan, roli dhe raportimi i mediave ka qenë kyç në mënyrë që institucionet e Kosovës të mund ta dëshmojnë para botës të vërtetën rreth atij sulmi”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Presidentes.

Organizata “Reporterët Pa Kufij”, të premten, ka publikuar Indeksin vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit, Kosova është radhitur e 75-ta duke humbur 19 vende nga viti i kaluar kur ishte listuar e 56-ta.

Ky është vlerësimi më negativ që i është bërë Kosovës në dekadën e fundit.

Në vitin 2014 Kosova ishte vlerësuar me notën 70.71 nga kjo organizatë, ndërsa gjatë viti 2024 Kosova ka grumbulluar vetëm 60.19 pikë.

Në vitin 2023, Kosova ishte vlerësuar me notën 68.38. Në vitin 2023 me notën 68.38. Në vitin 2022 me notën 67. Në vitin 2021 me notën 69.68. Në vitin 2020 me notën 70.67.

Në vitin 2019 me notën 70.32. Në vitin 2018 me notën 70.39.

Në vitin 2017 me notën 69.55. Në vitin 2016 me notën 69.5. Në vitin 2015 me notën 69.37.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore