Sport

FFK i përgjigjet MKRS-së me rregulloren e FIFA-s


Federata e Futbollit Kosovës (FFK), ka publikuar një sqarim për komunitetin e futbollit dhe opinionin e gjerë, lidhur me shkresat ligjore të cilat kanë qarkulluar në media nga Komisioni i licensimit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Njoftimi i FFK-së:

FIFA me një shkresë zyrtare sqaron dhe interpreton kodin disiplinor të saj, konkretisht nenin të cilit i është referuar ky komision i MKRS-së.

Letra nga FIFA konfirmon që Presidenti i FFK-së, Agim Ademi nuk është në asnjë procedure disiplinore dhe nuk ka asnjë vendim disiplinor për ndonjë shkelje eventuale të kodit disiplinor të FIFA-s.

Po ashtu, kjo shkresë sqaron interpretimin e nenit 71 pika 3 të Kodit Disiplinor të FIFA-s dhe që i përgjigjet interpretimit të gabuar të Komisionit të licencimit të MKRS-së.

Tutje, rikujtojmë që organi i vetëm i thirrur për të interpretuar Kodin Disiplinor të FIFA-s është organi përgjegjës në kuadër të FIFA-s.

Shpresojmë që në të ardhmen lidershipi i MKRS-së nuk do të lejojë që nga institucioni i tyre të dalin shkresa zyrtare të cilat bëjnë interpretime të gabuara për të cilat nuk janë të thirrur dhe nuk kanë mandat të bëjnë një gjë të tillë.

FFK si gjithmonë do të respektojë rregullativat e FIFA-s, UEFA-s dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe do të mbrojë interesin e futbollit dhe pavarësisë së organizatës.

Komisioni i Ministrisë kërkon nga Ademi që të tërhiqet nga pozita e Presidentit të FFK-së

Agim Ademi për Albanian Post: Nuk komentoj shantazhe, flas pas Kuvendit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore