Lajme

Ferizaj: Arrestohen 12 persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare


12 persona, prej të cilëve katër teknik, katër rojtar të pylltarisë dhe 4 qytetar, të enjten përfunduan në pranga.

Me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion në Komunën e Ferizajt për arrestimin e këtyre personave, nga po e njëjta komunë.

Hetimet lidhur me këtë ngjarje kanë filluar në tetorin e vitit 2020, pas informatës së pranuar se po zhvillohej një vepër penale e Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar duke marr dhe dhënë ryshfet nga zyrtarët e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari pranë Komunës së Ferizajt.

“Pas pranimit të këtij informacioni dhe vlerësimeve që i ka bërë Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, së bashku me Drejtorinë e Krimeve Ekonomike ne Prishtinë dhe Njësinë e Krimeve Ekonomike në Ferizaj, Prokuroria ka vlerësuar se është e nevojshme të aplikohen masa të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit në mënyrë që të nxinin në flagrancë keqpërdoruesit”, thuhet në njoftimin për medie.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit 12 të arrestuarve u është vënë masa e ndalimit prej 48 orësh, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.PSH

Lidhur me arrestimet, gjatë ditës së sotme në një konferencë për media Kryetari i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu ka deklaruar se kanë bashkëpunuar ngushtë me Prokurorin gjatë fazës hetimore dhe se qeverisja e tij është e pakompromistë ndaj keqpërdorimit.

“Parimet e moralit, parimet e ndershmërisë, parimet e mirëqeverisjes dhe parimet e pakompromist ndaj dukurive negative, dukurive devijonte, e me theks te veçantë ndaj korrupsionit” ka deklaruar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore