Bota

“Fati” i varreve masive në Siri – Assad ndihet i mbrojtur nga Putin


Dyzet vjet më parë, babai i tij dha urdhër për të ndërtuar “Pallatin Cham Apamee” mbi varrezat masive.

Nën luksin e hotelit me katër yje synimi ishte që të fshihej nga toka dhe nga kujtesa gjithçka kishte ndodhur gjatë atyre 25 ditëve në Hama: 20 mijë të vdekurit, të gjithë të dënuar për rebelimin ndaj diktatorit Hafez Assad.

Tani për tani, djali i tij Bashar nuk kishte nevojë të shtronte asfaltin mbi masakrat, shtypjen e një revolte tjetër kundër pushtetit dhjetëvjeçar të klanit në Damask – lufta është ende në vazhdim.

Regjimi ka gjëra të tjera për të menduar: regjimi po mbështet në mosndëshkimin, për sa kohë që bombat vazhdojnë të bien.

Portret i Bashar al-Assad, presidenti autoritar i Sirisë, në vitin 2012.

“New York Times”, nëpërmjet fotografive satelitore, publikoi imazhe nga tumat me ngjyrë okër, shumë të mëdha dhe të gjera në krahasim me varret në varrezat e Najha-s, në jug të kryeqytetit – imazhi i majit 2012, një vit pas fillimit të protestave, tregon një kamion pranë gropës, gjithashtu një autobus i bardhë, i llojit të përdorur nga policia sekrete për të marrë demonstruesit.

Gazeta amerikane mblodhi dëshmitë e katër sirianëve, që manovronin ekskavatorët, nga mëngjesi deri në perëndim të diellit, kur kamionët frigoriferë zakonisht transportonin ushqime të shkarkuara me dhjetëra, madje qindra, kufoma.

Burgu Seydanya është më pak se një orë nga Damasku, i fshehur majë një kodre me gurë të kuq.

Shkëmbinjtë përreth janë njollosur nga errësira e shpellave, midis këtyre maleve 700 vjet më parë murgjit e krishterë luteshin në aramaisht në heshtje.

Vrima më e zezë është ajo e burgut që, tashmë, po përfshinte kundërshtarët në kohën e Hafez-it.

Të tria ndërtesat u janë besuar shërbimeve sekrete të ushtrisë dhe “Amnesty International” i ka quajtur ato “një kasap për qeniet njerëzore”.

Prej këtu, trupat e atyre që nuk i mbijetuan torturës – ose u qëlluan në kokë, u pushkatuan ose u varën – u transportuan në Qutayfa, ku katër hektarë gurë dhe rërë okër janë shndërruar në varrezat e shpresave siriane.

Fotot e analizuara nga “New York Times” tregojnë se në këtë zonë gropat e reja janë hapur të paktën deri në vitin 2016.

Madje, dy vite më parë, aty janë vërejtur ende lëvizje automjetesh, ku fshihen mbetjet e asaj që organizatat ndërkombëtare i konsiderojnë krime kundër njerëzimit.

Këto janë provat që gjykatat evropiane vazhdojnë të mbledhin për të nxjerrë në gjyq ekzekutorët dhe drejtuesit.

Por, tanimë, me ndihmën ushtarake të garantuar nga presidenti rus Vladimir Putin dhe iranianët, Assad ndihet i sigurt në pushtet dhe regjimi vazhdon të mbajë të fshehur fatin e më shumë se 130 mijë njerëzve të zhdukur.

Vetëm rastësisht – duke luajtur edhe një herë me shpresën e fundit të nënave dhe baballarëve – burokracia lëshon disa certifikata vdekjeje, duke konfirmuar se po ajo foto e Islam Dabbas – me xhupin e kuq dhe fjalët “liri dhe kaq” – do të jetë e fundit memorie.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore