Shqipëria

Falsifikonin dokumenta për kalim të paligjshëm, në pranga 1 shtetas dhe 2 në procedim


Mëngjesin e 2 tetorit ka rënë në prangat e policisë një shtetas dhe po procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë pasi ndihmonin shtetas për të kaluar kufirin duke falsifikuar dokumentat.

Në vijim të operacionit “Last Trip” u arrestua shtetasi N. M., 35 vjeç dhe u proceduan shtetasit K. M., 41 vjeç dhe S. A., 31 vjeçe.

Nga hetimet e kryera 35-vjeçari në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë – për të cilët po punohet për identifikimin e tyre – kundrejt shumës rreth 25 mijë euro dyshohet se ka pajisur me pasaporta të falsifikuara spanjolle shtetasit K. M dhe S. A.

Po ashtu dhe dy fëmijët e tyre të mitur me qëllim udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë.

Shtetasit K. M dhe S. A, kanë tentuar dy herë të kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit, por si rezultat i forcimit të masave të kontrollit në këtë aeroport nuk kanë mundur dot të largohen.

Kështu në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar katër pasaporta të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Këto i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, dhe “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore