Shqipëria

Emërohet nëndrejtori i ri i SHISH-it


Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka njoftuar emërimin e nëndrejtorit të ri të SHISH-it, Olian Kanushi.

Lajmi u bë i ditur pas mbledhjes së qeverisë shqiptare.

Struktura kryesore e Inteligjencës dhe Shërbimit të Sigurisë në Shqipëri (Shërbimi Informativ Shtetëror – SHISH), kishte një vakancë sa i takon numrit dy të këtij institucioni.

Kujtojmë që drejtuesi i SHISH-it Helidon Bendo është nisur drejt Shteteve të Bashkuara për një periudhë 12-mujore.

Lajmi u bë i ditur fillimisht nga gazetari i transmetuesit “Top Channel”, Muhamed Veliu duke cituar në kushte anonimati një zyrtar të SHISH-it.

“Albanian Post” ka mësuar se ai është zëvendësuar përkohësisht nga ish-Drejtori i Kundërzbulimit me iniciale A.L, duke cituar një burim në kushte anonimiteti nga inteligjenca shqiptare.

Sipas tij, kalimi i drejtimit të SHISH-it është bërë pa një shkresë zyrtare, për arsye që ende nuk bëhen të ditura.

Sakaq, për arsye që lidhen me sigurinë dhe ndjeshmërinë e çështjes AP-ja nuk mund të publikonte emrin e plotë të zyrtarit shqiptar.

Ai do të plotësojë vendin vakant të lënë nga Bendo, i cili është nisur drejt SHBA-ve për një trajnim me autoritetet amerikane.

Kujtojmë që SHISH është një nga dy strukturat e inteligjencës shqiptare së bashku me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM) ose ish Shërbimi Informativ Ushtarak.

Ekskluzive/ Kush e drejton ‘inteligjencën’ shqiptare?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore