Sport

Ejupi: Me vendimin e MKRS-së, po rrezikohet Sporti në Kosovë


Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, ka vendosur të mos ketë sponsorizim pa licencim të Federatave.

Për këtë ka reaguar ashpër, Remzi Ejupi, një nga aksionarët e FC Prishtinës.

Ejupi është shprehur i zhgënyer dhe i shokuar me vendimin e MKRS-së, duke thënë se klubet e futbollit në Kosovë, do të kollapsojnë pas këtij vendimi.

“Si një iniciator i bërjes së Kosovës me Ligj të Sponsorizimeve, jam jashtëzakonisht i zhgënjyer që Ministria e Sportit i ndalon benefitet që i parasheh ky ligj për klubet e futbollit dhe donatorët e tyre, për shkak të mos-licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës”.

“Është shokues fakti që klubet e futbollit e rrezikojnë kolapsin nga ndalimi i benefiteve të këtij ligji, për të cilin, bashkë me deputetë të Kuvendit të Kosovës, të të gjitha partive, vraponim bashkë nëpër Gjermani për ta marrë një model sa më të mirë për sportin dhe futbollin e Kosovës”, ka shkruar Ejupi në reagimin e tij.

Ai më tej, bëri thirrje që kryetarët e klubeve të tjera të reflektojnë dhe ta shpëtojnë futbollin, pasi futbolli është shpresë dhe krenari e Kosovës.

“Bëj thirrje tek të gjitha palët që të reflektojnë dhe ta shpëtojnë futbollin nga kjo situatë në të cilën ka ardhur. Futbolli është një shpresë dhe krenari e Kosovës, të cilën nuk guxon askush ta vrasë. Interesi i futbollit është mbi të gjithë!”.

“Sot, si një aksionar i FC Prishtinës, po pyes vetën, çka të bëjmë ne që investuam në futboll mbi 20 vite, miliona e miliona euro, që një Federatë e pa përgjegjshme, të na kthej drastikisht mbrapa”.

“A nuk e pritëm ne ndërkombtarizimin e futbollit për të parë ditë më të mira?! Për çka punuam dhe japëm shumë, apo të presim këso lajme dëshpruese si sot që na kthejnë në kohën e lloçit”, ka shkruar Ejupi.

Ejupi foli edhe në emër të klubit të kryeqytetit, ku tha se pret reflektim jo vetëm nga FFK-ja, por edhe nga klubet të cilat duhet ta marrin situatën shumë seriozisht, si iniciator i Ligjit për Sponsorizim në Sport.

Ai po ashtu ka përmendur vizitat studimore në Gjermani ku pas këtyre vizitave ishtë bërë edhe ligji në Kosovë që përmbushte edhe kërkesat e federatave.

“Personalisht para disa vitesh isha iniciator që Kosova të bëhej me Ligji për Sponsorizim në sport, ku për këtë unë në vitin 2016 bashkë me Nait Hasani, Salih Morina, Shpejtim Bulliqi, Bekim Haxhiu, Mufera Sinik Lule Ymeri dhe Shaip Goxhuli kryem një vizitë studimore në Gjermani për të parë se si funksiononte ligji në Gjermani për Sponsorizim në Sport, ku më pas sollëm përvojën e fituar nga atje në Kosovë”, shkruan Ejupi në fund të reagimit.

Kujtojmë se pas vendimit të MKRS-së, donatorët e disa prej klubeve sportive nuk do të mund të llogarisin në lehtësimet që i ofron Ligji për Sponsorizim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore