Sport

Luiza Gega, kampione Ballkani


Luiza Gega rrëmben një tjetër titull si Kampione e Ballkanit.

Pasi është konfirmuar në 3000m me pengesa, rekordmenia shqiptare fitoi edhe garën e 5000m, në ditën e dytë të Kampionatit Ballkanik që u mbajt në Izmir të Turqisë, ku pati një rivalitet të madh me kenianen e natyralizuar turke, Yasemin Can.

Luiza Gega, që ka siguruar kualifikimin për Lojërat Olimpike të Parisit, në muajin qershor do të tentojë titullin e Kmpiones së Europës, në garën 3000m me pengesa, që do të mbahet në Romë.

Në këtë kampionat të 77-të Ballkanik, Shqipëria siguroi edhe një medalje Argjendi, me atletin David Nikolli, që u rendit i dyti në garën e 3000m.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore