Lajme

“eDogana” mundësi për raportim të kontrabandës e korrupsionit


Dogana e Kosovës ka lansuar aplikacionin “eDogana” e cila ia ofron qytetarëve mundsinë për të qenë pjesë e parandalimit të kontrabandës e korrupsionit.

Ky institucion doganor ka njoftuar se momentalisht në funksion janë dy sisteme të reja operative.

Deri më tani, “eDogana” nuk është i mundshëm të instalohet në pajisjet elektronike të Apple, pasi aplikacioni është bërë vetëm për Android.

Sistemi i parë i aplikacioni mundëson raportimet për korrupsion e kontrabandë, i cili fillimisht duhet te instalohet në telefon.

Në menytë kryesore të aplikacionit mund të zgjidhni nëse doni të raportoni korruspsionin, kontrabandë ose ndonjë parregullsi që keni hasur.

Nëse qytetari kërkon të raportojë korrupsionin, ata kanë mundësinë të tregojnë në cilin sektor e kanë hasur atë dhe mund ta përshkruajnë në detaje.

Mund të bashkangjiten provat me foto nëse ekzistojnë, dhe është zgjedhja nëse qytetari kërkon të mbetet anonim për shkak të sigurisë së tij.

Nëse qytetari do të raportojë për kontrabandë, është mundësia të tregojë adresen, datën e orën, dhe mund ta lokalizoj vendodhjen e saktë ku po ndodh kontrabanda dhe të tregoj nëse ka ndodhur më herët, apo po ndodh momentalisht.

Me aplikacionin “eDogana”, qytetarët e kanë mundësinë të verifikojnë edhe veturat, të cilat janë “zhdoganuar nga data 1 shtator 2021 e deri më sot”.

Pasi të shkruash numrin e shasisë, qytetari mund të shoh të gjitha informatat lidhur me veturën, duke filluar nga kilometrazhi deri te ngjyra e ulëseve të makinës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore