Muzikë

Edhe pas tre vjetësh, “Toto” e Noizy-t po vazhdon të korr suksese ndërkombëtare


Ani pse projekti muzikor “Toto” i rep artistit shqiptar, Noizy në bashkëpunim me artistin austriak, Raf Camora, ishte publikuar pothuajse tre vjet më parë, ai akoma po vazhdon të korr suksese.

Kështu të paktën bëri me dije vetë Noizy, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagram-it, ka treguar se “Toto” është certifikuar si “Gold & Platinum” në disa shtete të Evropës.

Noizy dhe Raf Camora.

“Doja të iu falënderoja gjithë ju fansat më të çmendur në botë qe e bëtë këtë të mundur Gold&Platin Toto. Ju dua pa masë”, ka rep artisi nga Durrësi.

Falënderues Noizy u shpreh edhe për përkrahjen e fansave si dhe për të gjithë bashkëpunëtorët e projektit “Toto”, suksesi i të cilit theu kufijtë shqiptar teksa numëron afro 80 milionë klikime në YouTube.

Noizy gjatë një koncerti.

“Gold&Platin #Toto. Raf Camora faleminderit që ke qenë pjesë e këtij projekti të mrekullueshëm dhe gjithashtu dua të falënderoj të gjithë të tjerët që kanë qenë pjesë e këtij projekti, dy vite më parë”, shtoi ai.

Ndryshe, ditë më parë rep artisti Noizy, emri i vërtetë i të cilit është – Rigels Rajku, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor i cili i paraprinë sezonës verore.

“Ti, ti” titullohet kënga e bashkangjitur me video klip e që është e realizuar në bashkëpunim me kantautorin, Elgit Doda.

Kënga është mirëpritur nga fansat e dyshes dhe për pak kohë ka kaluar shifrën prej 1 milion klikimeve në YouTube.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore