Sport

E hëna për titullin, Barca kthehet në aksion


Sevilla edhe zyrtarisht hapi plotësisht garën për titullin në La Liga, fitorja e andaluzianëve përballë Atletico-s të dielën ndryshoi gjithçka në Spanjë.

Skuadra e Simeone-s përsëri është në vendin e parë, por tani me diferencë vetëm tre pikë nga vendi i dytë, Real Madrid-i.

Sonte, kjo diferencë mund të reduktohet në vetëm një pikë.

Barcelona, katër pikë prapa Atletico-s, luan përballë Valladolid-it të vendit të 16-të.

Skuadra e Koeman vjet në këtë ndeshje pa Ansu Fati-n, Neto-n dhe Coutinho-n.

Kurse, Valladolidi në anën tjetër ka dhjetë mungesa, të gjithë nga skuadra e parë.

Në një ndeshje të lehtë në letër, Barcelona duhet medoemos ta arrij fitoren para El Clasico-s të së shtunës.

Në një sezon kur titulli u duk i humbur për dy gjigantët spanjollë, Barcelona dhe Real Madrid, nëntë ndeshje para fundit ka ndryshuar gjithçka.

El Clasico të shtunën, me shumë mundësi do vendos shumë gjëra për titullin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore